AKSHI njofton për “sulme masive” kibernetike ndaj faqeve publike
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi të mërkurën se faqet publike të institucioneve shtetërore po sulmohen nga hakerat, por se nuk është prekur siguria e të dhënave.
“Aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike”- thuhet në njoftimin e AKSHI-it, pa përmendur emrat e faqeve të sulmuara.
Agjencia thotë më tej se situata është rikthyer në normalitet dhe se faqet janë në funksion të plotë duke theksuar se “sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e
Të mërkurën disa faqe institucionesh publike patën probleme, ndërkohë që vijon të jetë jashtë funksionit faqja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI dhe ajo e Parlamentit.
Kuvendi i Shqipërisë njoftoi të martën se “nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi kibernetik” ndërsa pranoi se sulmi kibernetik ka tentuar fshirjen e tyre, por AKSHI sqaron se nuk administron faqet e institucioneve të pavarura si Kuvendi, apo ato të kompanive private, duke mos mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj tyre.
Ditën e Krishtlindjeve, një grup në Telegram me emrin Homeland Justice publikoi të dhëna mbi sulme të reja kibernetike ndaj faqes së Kuvendit të Shqipërisë, parlament.al, si dhe një kompanie të telefonisë celulare.
Ndërkohë, AKSHI sqaron se nuk administron faqet e institucioneve të pavarura si Kuvendi, apo ato të kompanive private.
Agjencia pranon më tej se vendi ynë “ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë”, por nuk e drejton gishtin e përgjegjësisë për sulmin në asnjë grup apo shtet.
Homeland Justice, një grup hakerash që besohet se kanë origjinë iraniane, sipas rezultateve të raporteve të FBI-së dhe Microsoft, ka kryer një seri sulmesh ndaj rrjeteve dhe shërbimeve online të qeverisë shqiptare gjatë viteve të fundit.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin më 7 shtator 2022 dhe dëboi diplomatët e tij, duke fajësuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik të vitit të kaluar. Sulmet kibernetike ekspozuan problemet me sistemet e sigurisë online dhe ruajtjen e të dhënave personale.