Sat, Nov 16, 2024

BSH bleu 340 milionë euro deri në shtator 2023

  • PublishedDecember 27, 2023

ndërhyri në tregun e këmbimit valutor duke blerë rreth 340 milionë euro gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, ku një pjesë ishin ndërhyrje të jashtëzakonshme të kryera në qershor dhe korrik të bëra me motivacionin: “për të ndaluar çrregullimet në tregun e brendshëm”. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat zyrtare mbi ndërhyrjet në treg të publikuara së fundmi në faqen e internetit të BSH.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, BSH pati bërë blerje të zakonshme në masën 96 milionë euro dhe nuk pati ndërhyrë në mënyrë të jashtëzakonshme. Blerjet këtë vit rezultojnë 2.5 herë më të larta se sa vitin e kaluar.

Leku shqiptar përjetoi përgjatë të gjithë vitit një forcim të vazhdueshëm dhe shqetësues. Qeveria thotë se ky është sukses i ekonomisë ndërsa shumë ekspertë vërejnë se forcimi duket se rrjedh nga para me burime të panjohura, pra nga para të pista.

Në janar të këtij viti euro kushtonte mesatarisht 115 lekë, ndërsa në fund të vitit, euro kushton 103.5 lekë me një forcim prej 11 për qind. i bën importet më të lira, por njëkohësisht gërryen aftësinë e vendit për të prodhuar mallra nga më të ndryshmet.

Të dhënat e BSH tregojnë se dy ndërhyrjet e jashtëzakonshme u kryen më 9 qershor, kur BSH hodhi në treg 5 miliardë lekë përkundrejt eurove si dhe më 20 korrik, kur u blenë ekuivalenti i 12.1 miliardë lekëve.

Ekonomia shqiptare ka funksionuar me dy shpejtësi gjatë kësaj periudhe, me rritje jo të vogël në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e pronave të patundhshme dhe me rënie në sektorin e manifakturës dhe të bujqësisë. Në tremujorin e tretë të këtij viti, manifaktura, ku përfshihet prodhimi për eksport i veshjeve dhe këpucëve, pësoi një rënie vjetore në masën 8.2 për qind ndërsa bujqësia pësoi rënie në masën 0.5 për qind. Nga ana tjetër, ndërtimi u rrit me 4.7 për qind ndërsa aktiviteti i pasurive të patundshme u rrit me 12 për qind.

Banka e Shqipërisë ka qenë ngurruese për ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor për shkak se blerja e eurove të tepërta nënkupton praktikisht inflacion të përgjithshëm në ekonominë kombëtare.