‘Mërzitesh për burrin apo Bucin?’/ Ganiu s’ia lë ‘mangut’ Santianës
Raporti mes Bucit dhe Santianës është komentuar tej mase, sidomos për faktin që ata dy kanë lidhje jashtë. Në debat e sipër teksa po qëndronin në kuzhinën e shtëpisë, Ganiu i ka bërë pyetje provokuese Santianës.
“Ti ma shumë po mërzitesh për burrin a për Bucin?”, ishte pyetja e Ganiut e cila acaron Santianën.
Ndërsa Santiana këshillon Ganiut të mos i interesojë se me kë kalon mirë ajo.
“Hajde jashtë të tregoj me kë kaloj mirë”, kundërpirgjigjët Santiana, e nevrikosur.
“Rri burrë, mos u bë si grua e keqe”, vazhdon ajo.
Ndërsa Ganiu shprehet: “Gratë e këqija nuk i lënë frajerat jashtë, e me hy brenda me u preke me të tjerët.”