Fri, Nov 15, 2024

Gjykata e Posaçme dënon me 2 vjet burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës

  • PublishedDecember 27, 2023

Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Bulqizës, dhe 8 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një aferë korruptive në një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.

Alla u dënua me 3 vjet burg, që u konvertua në dy vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata gjeti fajtorë edhe të akuzuarit e tjerë, përfshi ish-nënkryetaren e bashkisë dhe biznesmenët dhe Dali Gazidedja.

Gjatë gjykimit Alla dhe të akuzuarit e tjerë pretenduan pafajësi. Ndërkohë prokuroria kërkoi dënime në total prej 17.6 vitesh burg dhe dënime alternative.

Procedura e prokurimit për të cilën u dënuan zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore.