Shkoi për piknik me shokët, bie nga shkëmbi 19-vjeçari
Një 19-vjeçar me inicialet K. B., është plagosur rëndë ditën e sotme në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, në zonën e Dibrës, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb.
19-vjeçari kishte shkuar për piknik së bashku me 3 shokët e tij të identifikuar me inicialet.
Gjatë kohës që 3 shokët e tij kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se 19-vjeçari është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Policia bën me dije se i riu është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.