Fri, Nov 15, 2024

FBI-ja heton ‘incidentet’ ndaj gjykatësve që morën vendimin kundër Trump

  • PublishedDecember 27, 2023

Policia tha të martën se po heton kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Kolorados dhe po ofron mbrojtje shtesë rreth shtëpive të tyre në Denver pas vendimit për të hequr ish-Presidentin Donald Trump nga fleta e votimit në zgjedhjet presidenciale në këtë shtet.

Departamenti i Policisë së Denverit refuzoi të jepte detaje rreth hetimeve pas kërkesës nga agjencia e lajmeve Associated Press, duke përmendur shqetësimet për sigurinë dhe privatësinë por dhe faktin që hetimi është në vazhdim e sipër.

Departamenti “po heton aktualisht incidentet (kërcënimet) ndaj gjykatësve të Gjykatës së Lartë të Kolorados dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët lokalë, shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit për të hetuar tërësisht çdo raport kërcënimi ose ngacmimi”.

Organet e rendit shkuan në shtëpinë e një gjyqtari të enjten në mbrëmje pas njoftimeve për incident të mundshëm, por më pas konfirmoi se njoftimet për incident ishin mashtrime. Ky rast po ashtu po hetohet, tha policia.

FBI-ja tha se po punon me organet lokale të zbatimit të ligjit për këtë çështje.

“Ne do të ndjekim me vendosmëri hetimet për çdo kërcënim ose dhunë nga dikush që përdor pikëpamjet ekstremiste për të arsyetuar veprimet e tyre, pavarësisht nga motivi”, tha në një deklaratë një zëdhënëse e zyrës së FBI-së në Denver.

Në një vendim 4 me 3 javën e kaluar, gjykata më e lartë e Kolorados përmbysi vendim e një gjykatësi qarku, i cili ndonëse tha se roli i zotit Trump në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol ishte e një nxitësi të kryengritjes, megjithatë refuzoi ta përjashtojë atë nga fleta votimit për zgjedhjet presidenciale.

Gjyqtari tha se ishte e paqartë nëse klauzola e kryengritjes në Kushtetutën amerikane ka të bëjë edhe me presidencën./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net