Fri, Nov 15, 2024

Vdekja e gazetarit Arton Turkaj, imami Ahmed Kalaja shokon me reagimin

  • PublishedDecember 27, 2023

Gazetari nga Kosova Artan Turkaj rreth 30 vjeç dhe autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga një infarkt kardiak. Përveç angazhimit të tij në gazetari, Arton Turkaj njihej gjithashtu për humorin e tij satiristik në rrjete sociale.

Të afërmit dhe kolegët po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit. Por ajo që po shokon rrjetin janë komentet e besimtarëve për vdekjen e të riut.

Kjo pasi dy ditë para se të ndërronte jetë gazetari postoi në Facebook një shaka, që i ka revoltuar besimtarët e devotshëm musliman: Urime Krishtilindjet jau boft Allahu kabull.

Një reagim aspak të hijshëm lidhur me këtë status ka bërë edhe Imami Ahmed Kalaja i cili thotë se ky duhet të jetë një mësim për të tjerët që të mos bëjnë shaka me ‘Allahun’.