“Janë heronj të heshtur”! Ky është mjeku shqiptar që vdiq në aksident (FOTO)
Zbardhet identiteti i 4 viktimave, që humbën jetën si rezultat i një përplasjeje ‘kokë më kokë’ midis një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një autobusi me 47 fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, në “bypass-in” midis Urbinos dhe Fermignano, Itali.
Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat janë mjeku me origjinë shqiptare Sokol Hoxha 42 vjeç, infermierja Cinzia Mariotti 49 vjeç, shoferi Stefano Sabbatini 59 vjeç dhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi. Sokol Hoxha studioi në Politeknikumin Marche.
Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën.
Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, përfundon ai mesazhin e ngushëllimit.