Gigliola bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e bebit
Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother 1 Kosova”, Gigliola Haveriku, është bërë nënë për herë të parë.
Pasi shijoi në maksimum pritjen e ëmbël dhe ndau me publikun momente të shumta të shtazënisë, duke treguar se ndjehej në qiellin e shtatë për këtë ndryshim të ri në jetën e saj, ajo është bërë nënë për herë të parë.
Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë dhe nuk ngurroi ta postonte në Instagram foton pa i treguar portretin, duke i zbuluar edhe emrin e duke i shprehur ndjesitë e para.
“Kjo qenka Dashuria 💓
Isabel 😇 27. 12. 2023”