“Mësova çfarë është dashuria”, Rudina na sheqerosi në ditëlindjen e Vikit
Vajza e Rudina Dembacajt, Viktoria, mbush sot 7 vite jetë.
Koha kalon shpejt dhe ajo tashmë është një zonjushë e vogël shumë e shkathët, që e shohim shpeshherë nëpër Story-t e Rudinës.
Ato janë shoqe të ngushta të njëra-tjetrës dhe sot, aktorja zgjodhi fjalët më speciale për t’ia edikuar të bijës.
“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen! Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe ( siç thua ti ) , përgjithmonë dorë për dore. ♥️ #viktimamit #7vjeç“