Ku janë hetimet për Metën dhe Kryemadhin? Dumani: Kontrollet dhe provat
“Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”. Kështu u shpreh sot drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë një bisedë me gazetarët për disa nga dosjet më të nxehta që prokuroria ka në duar. Provat që iu sekuestruan Kryemadhit? “Kontrollet tona janë instrument për të gjetur prova” tha ai.
Çështja kryesore ishte dosja “Partizani” ku në orën 15:00 gjykata do të vendosë për fatin e Sali Berishës. Në këtë pikë Dumani ishte i qartë dhe i prerë. “Prokurorët vepruan sipas ligjit, tani dosja është në dorë të gjykatës”.
Altin Dumani: Berisha në dorë të gjykatës! Bardhi e di sekretin për McGonigalin
Kishte një paralajmërim për fraksionin që është ndarë dosja “Gërdeci” ku po hetohet për korrupsion. “Hetimet vazhdojnë. Kjo dosje nuk është në gjumë, por zgjuar” tha ai. Po me inceneratorët çfarë do të ndodhë? “Hetimet po vijojnë, çështja nuk ka përfunduar”.
Për dosjen McGonigal, ku ka depozituar kallëzim kryetari i grupit të PD-së, Dumani tha se “Gazment Bardhi është informuar për hetimin i është kërkuar që të nënshkruajë për sekretin hetimor. Nuk mund të jap më shumë informacion. Hetimet vazhdojnë” tha ai.