Mon, Nov 18, 2024

Sfida pa Cigare për 15 Ditë – Si Reagon Trupi?

  • PublishedDecember 28, 2023

Shumica prej nesh, si duhanpirës si ata që nuk e konsumojnë, janë në dijeni për dëmet që ai i shkakton organizmit.

Të thithësh tymin e duhanit i ekspozon mushkëritë dhe të gjitha veshjet mbrojtëse të muskujve, me më shumë se 7,000 kimikate.

Këto substanca mund të shkaktojnë inflamacion dhe dëme të qelizave ndërtuese të këtyre muskulaturave.

Por asaj që nuk i kushtohet vëmendje është se çfarë i ndodh organizmit pasi keni lënë cigaren.

Edhe pse shumica e duhanpirësve i kuptojnë rreziqet që cigarja shkakton, lënia e saj është diçka e vështirë.

Kjo ndodh pasi nikotina që gjendet në duhanin e cigares, është një substancë që krijon varësi, gjithashtu dhe se vesi it ë pirit duhan është vështirë që të ndryshohet.

Cilido që pi cigare i këshillohet që ta ndalojë, pasi duhanpirja shoqërohet me probleme afatgjata të shëndetit, siç janë tumoret, sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe mëlçisë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ndalimi i konsumimit të cigares shfaq përmirësime në shëndetin e organizmt që në dy javët e para.

24 orët e para

Nëse je duhanpirës, mushkëritë janë të ekspozuara ndaj shumë substancave të dëmshme përfshi këtu nikotinën dhe monoksidin e karbonit.

Këto kimikate kanë efekt të drejtpërdrejtë me presionin e gjakut dhe me rrahjet e zemrës.

Në vetëm 20 minutat e para nga momenti kur lini cigaren, tensioni i gjakut dhe pulsi rikthehen në nivele të shëndetshme.

Dhe brenda 24 orëve, nivelet e monoksidit të karbonit bien, duke e lejuar oksigjenin që ndodhet në gjak të arrij nivelet e duhura.

Gjithashtu brenda një dite, qarkullimi i gjakut në ekstremitetet e trupit, fillon të përmirësohet.

Dita e dytë

Brenda 48 orëve të lënies së cigares, qelizat e nuhatjes dhe të shijes fillojnë të rigjenerohen.

Madje fillon të zhduket dhe ‘fryma e duhanpirësit’, një aromë e cila është karakterisitikë e të gjithë duhanpirësve.

Shumë shpejt mbas lënies së cigares, qelizat qerpikore që gjenden në brendësi të mushkërive, fillojnë dhe punojnë më mirë.

Kështu funkisonin e nxjerrjes së toksinave jashtë organizmit, e kryejnë më saktë.

Pavarësisht efekteve positive, lënia e cigares ka të njëjtat shenja si substancat e tjera narkotike.

Pasi të keni kaluar 48 orët e para trupi fillon dhe e kërkon nikotinën, dhe në pamundësi për ta gjetur kalon një shok.

Prandaj në këtë fazë mund të ketë raste të marramendjes, tensionit të ulët apo të përzjerave.

Pas 15 ditësh

Kur kanë kaluar përreth dy javë nga lënia e duhanit, qarkullimi i gjakut përmirësohet, duke rritur nivelet e largimit të helmeve nga trupi.

Nga ana tjetër qarkullimi i gjakut ka si funksion dhe furnizimin me oksigjen të qelizave të organizmit, gjë që pas lënies së duhanit fillon dhe normalizohet.

Shenjat që nikotina lë në gishërinjt dhe në dhëmbët tuaj do të fillojne dhe të zhduken.

Gjithashtu dhe volumi i ajërit që mbajnë mushkëritë fillon dhe të rritet.

Duke qenë se prodhimi i mukusit të mushkërive fillon dhe të rritet javët e para të lënies së cigares, në fillim të javës së tretë rrugët e frymarjes do të jenë më të pastra.

Gjë që sjell eleminimin gradual të kollës me sekrecione që shkakton konsumimi i cigares si dhe parandalim të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Jeni gati për të lënë cigaren?

Nëse keni vendosur që ta lini duhanin, AgroWeb.org ju sugjeron që të këshilloheni me mjekun tuaj.

Kështu nuk do të jeni të vetëm në këtë rrugëtim, dhe do të reduktoni mundësit e rifillimit të cigares.

Por dhe nëse ju e rifilloni, mos u shqetësoni, diçka e tillë është normale dhe ndodh shumë shpesh, e rëndësishme është që të jeni të vendosur.

Gjithashtu një sistem mbështetës është thelbësor në lënien e duhanit, gjeni miq dhe bindni familjarët që t’iu mbështesin këtë vendim, si dhe ndryshoni mënyrën e jetesës./AgroWeb.org