“Të paguan 200 euro për film”, Rezart Veleshnja ironizon Mamaqin
“Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”
Kështu është shprehur aktori Rezart Veleshnja një podcast-in “Albanian Youtubers”.
Ai risolli në vëmendje pakënaqësi të vjetra, pasi më herët ka patur një rol në filmin e parë të Ermal Mamaqit, “2 Gisht Mjaltë”.
“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”- shprehej asokohe Veleshnja në InstaStory, duke bërë llogaritë e borxhit” që i kishte Mamaqi.
Nga ana tjetër, s’kemi asnjë reagim të Ermalit.