FOTO/ Këta janë babë e bir që u vranë nga kushëriri i parë
Pas një dite të rëndë në Fshatin Çellopek të Tetovës në këtë fshat mbizotëron një ditë zie. Askush nuk dëshiron të flasë në lidhje me vrasjen e dyfishtë ku djali i xhaxhait u mori jetën babait dhe djalit dhe më pas plagosi edhe një tjeter dhe veten.
Sipas “TS” ende jo zyrtare, mendohet se bëhet fjalë për motive për çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje, ku një 60-vjeçar ka vrarë babain bashkë me djalin e tij dhe ka plagosur vëllain e të parit.
Sipas policisë, 60-vjeçari ka plagosur më pas edhe veten si ku më pas është dorëzuar dhe ka përfunduar në prangat e policisë.
““Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
I dyshuari i vrasjes për momentin është në gjendje kritike dhe ndodhet në Spitalin Klinik të Shkupit ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Sot dy trupat e vrarë babë e bir janë varrosur në varrezat e fshatit.