“Asllani vlen më shumë se 14 milionë euro”, presidenti i Empolit rikthehet të flasë për talentin shqiptar
Fabricio Korsi i është rikthyer edhe një herë tjetër shitjes së Kristjan Asllanit dhe për presidentin e Empolit mesfushori vlen më shumë se 14 milionë euro në total që kanë përfituar toskanët.
“Lojtarët që kemi pasur gjatë gjithë kohës në organikë kanë qenë një burim i mirë të ardhurash për klubin.
Shitëm Riçin për 9 milionë, por sipas meje vlen 30, ashtu si Vitin e Asllanin për shifrat që njihni. Asnjëri prej tyre nuk e ka përfunduar rritjen në aspektin futbollistik, janë lojtarë me shumë perspektivë, që për mua vlejnë shumë më shumë. Kanë potencial të jashtëzakonshëm”, është shprehur presidenti i Empolit.
PANORAMASPORT.AL