Fri, Nov 29, 2024

Linda Halimi e pranon: Kam pasur të dashur një bukuroshe nga Prishtina

  • PublishedDecember 29, 2023

“Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”,- kjo ishte pyetja që banorët i drejtuan Linda Halimit në “Big Brother VIP Kosova”.

Ishte pikërisht Santiana që e ngacmoi Lindën për pëlqimin e saj ndaj femrave, ndërsa kjo temë u soll sërish në vëmendje, ndërsa këngëtarja s’ngurroi të përgjigjet.

“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja.