Fri, Nov 29, 2024

Si të Ulni Tensionin e Gjakut pa Ilaçe

  • PublishedDecember 29, 2023

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë është shumë e rëndësishme që të bëni ndryshime thelbësore në stilin e jetës.

Këto ndryshime mund t’ju ndihmojnë që të mos keni nevojë për shumë medikamente, thonë ekspertët.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ndryshimet e rëndësishme në stilin e jetesës që kanë ndikim në tensionin e gjakut.

Nëse humbni në peshë do të mund të ulni tensionin e gjakut me 5-20 milimetra zhive, mmHg.

Nëse ushqeheni shëndetshëm do të ulni tensionin me 8-14 mmHg.

Duke ulur sasinë e kripës, tensioni do të ulet me 2-8 mmHg.

Aktiviteti i rregullt fizik e ul tensionin me 4-9 mmHg.

Ulja e sasisë së alkolit e ul tensionin me 2-4 mmHg.

Duke bashkuar këto hapa të rëndësishëm do të mund të ulni tensionin me një mesatare prej 20-50 mmHg.

Pra nëse tensioni juaj i lartë është në masën 180 (pra siç thuhet 18) mund të ulet deri 160 madje edhe 130.

Të njëjtin rezultat e merrni duke marrë medikamente kundër tensionit të lartë të gjakut.

AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj për në kombinim të medikamenteve me stilin e jetesës.

Roli i Ushqyerjes Në Uljen E Tensionit Të Gjakut

Ushqyerja e shëndetshme është thelbi i i të gjitha përpjekjeve tuaja për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Efekti i saj shtrihet në të gjithë organizmin dhe ndikon në shifrat e tensionit.

Klikoni këtu për të mësuar mbi ushqimet që rrisin tensionin e gjakut dhe që duhet t’i eleminoni.

Për më tepër, duke qenë se heqja dorë nga kripa është e vështirë, duhet të jeni shumë vigjilentë në këtë aspekt.

Një mënyrë e thjeshtë për të konsumuar më pak kripë është që të hani mollë ose perime përpara se të hani drekë ose darkë.

Në këtë mënyrë do të hani më pak ushqime të kripura.

Ky sigurisht që nuk është një plan perfekt, por mjaftueshëm i thjeshtë për t’u realizuar.

Për disa metoda natyrale për uljen e tensionin të gjakut, klikoni këtu.

Marrja e këtyre hapave të thjeshtë bën ndryshim edhe nëse shifrat e tensionit janë pakëz të larta.

Në këtë mënyrë do të shmangni probleme të mëvonshme që shkaktohen nga tensioni i lartë i gjakut.

Ato janë shumë herë më të rrezikshme./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine