Fri, Nov 29, 2024

Kush e arrestoi Nanon? Berisha: Mos e krahasoni më me mua!

  • PublishedDecember 29, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot edhe për një situatë të ngjashme të ndodhur para disa vitesh siç ishte arrestimi i Fatos Nanos.
Berisha u shpreh se Nanon nuk e akuzoi dhe arrestoi PD-ja, por ishin ministrat e qeverisë socialiste ata që e futën në burg.
Ai u shpreh se rastet janë të pakrahsueshme pasi nuk mund të krahasosh 10 milion ndihma me 410 metra tokë.

“Kështu që Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD-së, se ajo ishte gjithçka gati. Kjo është e vërteta.
Fatos Nano është thirrur dhe është pyetur, sikundër janë në dosje akuzat e ministrave të tij.
Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të qeverisë italiane të zhdukur me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të veten të Jamarbër Malltezi, pastaj krahason dy gjëra më të pakrahasueshme.
Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos.
Në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës,” u shpreh ish-kryeministri.

AlbaniaWeb.net