“Je fanse e imja”, debate të forta mes vajzave në “BBVK”
Sërish përplasje në “BBVK”, kësaj radhe mes Shqipes dhe Santianës.
Vajzat debatojnë ashpër me njëra-tjetrën teksa janë në oborr dhe Shqipja hedh akuza kundrejt Santianës duke i thënë që kjo e fundit ëndërron të jetë si ajo.
Shqipja: Ti je personi numër një që do të bëhesh si unë, je fanse e imja.
Santiana: Kurrë në jetë Shqipe s’do doja të bëhesha si ti. Ti nuk ke njerzillëk brenda vetes dhe njerëz si ti nuk dua t’i kem afër as me kilometra sepse je negative dhe shpërndan negativitet tek e gjithë shtëpia.
Kujtojmë që Shqipja ka pasur edhe më parë përplasje me Santianën duke e akuzuar që ajo “ka shitur veten” për 200 mijë euro, dhe ka tradhtuar të dashurin me Bucin.
Sonte është “Prime” i “BBVK” dhe në nominim janë; Alba, Alby, Blerando, Santiana dhe Lindita.
Një nominim i fortë, por na mbetet të presim për vendimin e Albës nëse ajo do të largohet me vullnet të lirë sonte nga shtëpia apo do ta vazhdojë garën.