“A do të bëhesh gruaja ime”- E bëri të besonte se do të ndaheshin, Luizi i propozon Kiarës për martesë! Moderatorja lë shtëpinë, Efi prek finalen e madhe
Luizi Ejlli zgjodhi një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Prej disa ditësh e ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë.
Pika kulminante ishte në prime, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.
Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar.
Por sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua ta fus një shpullë”.
Banorët e tjerë nga ana tjetër e besuan rrëfimin e Luizit në dhomën e rrëfimit, por pas momentit të propozimit u afruan pranë çiftit për ta uruar.
Menjëherë pas surprizës Arbana lexoi edhe emrin e finalistes së dytë. Efi është banorja që shkon automatikisht në finale, ndërkohë që Kiara dhe Bledin lanë shtëpinë.
Momenti i ndarjes u finalizua edhe me një përqafim mes Efit dhe Kiarës pavarësisht përplasjeve të forta gjatë këtyre ditëve.