Fri, Nov 29, 2024

‘U zhduk’ pas skandalit të mashtrimeve, Ferragni rikthehet me një mesazh

  • PublishedJanuary 3, 2024

Influencuesja e njohur italiane, Chiara Ferrgani është rikthyer në rrjete sociale. Pas një heshtjeje të gjatë për skandalin me shitjen e Panetoneve dhe gënjeshtrën se lekët e fituara do shkonin për një spital në kurën e fëmijëve, influencuesja ka publikuar sot një mesazh për miliona ndjekësit e saj.

Në profilin e saj njerëzit u ndanë në dy drejtime, ata që e mbështetën dhe e falën gabimin e saj dhe ata që e sulmuan verbalisht por edhe ‘fizikisht’ siç bënë pak ditë më parë me dyqanin e saj në Romë.

MESAZHI:

”Unë do të doja të them një gjë. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë ditëve të fundit dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar.

Falënderoj të gjithë ata njerëz që dërguan një mesazh apo një mesazh direkt, që më pyetën si isha, që më inkurajuan të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të minojnë por të ndihmojnë.

Për ata që shprehën mendimin e tyre, qoftë edhe negativ, me një ton të qetë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të diskutuar, reflektuar dhe filluar përsëri. Njerëzit që ju duan vërtet mund të shihen në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Faleminderit shumë”.