Fri, Nov 29, 2024

“Dua ta ndiejmë aromën e mjaltit të mjaltit”, Ela Tase për herë parë: Dëshirojmë të bëhemi gjyshër!

  • PublishedJanuary 3, 2024

Ela Tase është emri i kampiones kombëtare të volejbollit e cila bashkë me vajzat e ekipit të Dinamos kanë çuar peshë zemrat e sportdashësve shqiptarë.

Në një intervistë për “Vila24”, i drejtuar nga Anila Çela, Tase për herë të parë shprehu dëshirën e saj që do e lumturonte pa masë; të bëhet gjyshe.

“Ëndrra më e madhe është të bëhemi gjyshër. Ta ndiejmë aromën e mjaltit të mjaltit. Djali jonë Fogerti shoqërohet me një vajzë e shpresojmë që 2024-tra të na plotësojë dëshirën”-tha Tase.

Gjatë intervistës Tase zbuloi edhe sekretin e një fiziku me linja perfekte. Me një gjatësi të admirueshme ajo bie në sy për tipin sportiv, thjeshtësinë e energjinë e saj. Vitet i ka sfiduar me vullnetin për të qenë emri kampion i volejbollit shqiptar.

E pyetur nga “Vila24”, Tase thotë se nuk e “njeh” brumin, por kanë ndikuar edhe gjenet e trashëguara nga prindërit.

Ndër të tjera Tase foli për kujtimet e fëmijërisë tek gjyshja në Korçë, njohjen e martesën me trajnerin sportiv Bashkim Milo apo edhe letrat e kartolinat që i dërgonin ndjekësit e admiruesit e sportit.

Ela Tase njihet për rekordet e saj sportive, mes të tjerash titulli “Volejbollistja e shekullit”.

(/News24)

AlbaniaWeb.net