Basti në Lindjen e Mesme
“Një vdekje është një tragjedi, një mijë vdekje është një statistikë”.
Megjithatë, sot do të pajtoheshim që mijëra vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës janë një tragjedi. Në të njëjtën kohë, vdekja e Saleh al-Arouri, i dyti në hierarkinë e Hamasit, i cili u vra nga një sulm izraelit me dron në Liban, vështirë se mund të karakterizohet si një sasi statistikore.
Prandaj, pyetja është nëse vdekja e tij do ta dobësojë Hamasin aq sa të hapë një dritare daljeje nga kriza. Ose nëse, përkundrazi, një goditje që është një goditje si për Hezbollahun ashtu edhe për Iranin do të çojë në një zjarr më të gjerë dhe – nga ana tjetër – në një tragjedi edhe më të madhe.
E sigurt është se as Hamasi dhe as Hezbollahu nuk mund të jenë pjesë e ekuacionit dhe e ndonjë plani paqeje në Lindjen e Mesme. Askush nuk bisedon me askënd që kërkon asgjësimin e tyre të plotë jashtë hartës.
Në këtë aspekt, vdekja e Al Aroorit është një bast. Nëse fitohet mund të shënojë fillimin e fundit për tragjedinë …