Mitsotakis bën ndryshime në qeveri
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka riorganizuar kabinetin e tij në një përpjekje për të forcuar axhendën e tij të sigurisë.
Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve Ioannis Oikonomou u zëvendësua nga Michalis Chrysochoidis, aktualisht ministër i Shëndetësisë.
Ministri i Punës Adonis Georgiadis u transferua në Ministrinë e Shëndetësisë. Domna Michailidou tani do të merret me ministrinë e Punës.
Ndryshimet u njoftuan nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.
Anëtarët e sapoemëruar të kabinetit do të bëjnë betimin në orën 18:00 të së enjtes në prani të Presidentes Katerina Sakellaropoulou.