Duelin e parë kuqezi në Itali për Vitin e Ri e fiton Gjimshiti
Atalanta fitoi kundër Sassuolos në kuadër të një të tetës së finales së Kupës së Italisë.
Atalanta fitoi 3-1 dhe kaloi në çerekfinale, ku do të përballet me Milanin. Charles De Ketelaere shënoi dy gola për Atalantan, ndërsa një e realizoi Aleksei Miranchuk.
Në fund për Sassuolon realizoi Daniel Boloca. Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes tek Atalanta.
Te Sassuolo startoi Nedim Bajrami, që u zëvendësua në minutën e 75-të.