Wed, Nov 27, 2024

Plumba, britma dhe dy të vdekur që në pikë të mëngjesit në Tiranë

  • PublishedJanuary 4, 2024

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër.

Vehap Cami 63 vjeç kishte shkuar rreth orës 07:00 për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e të vëllait, Lulëzim Camit.

Pas një konflikti dyshohet për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë.

Banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç.

“I dëgjova duke bërtitur, se bërtisnin gratë kur i gjetën. Ishin të rregullt. I vëllai nuk rri këtu, nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes edhe…” tha një banore e zonës.

Grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët.

“I dëgjova gratë duke bërtitur”! Informacioni i fundit, si e vrau vëllai vëllanë në Tiranë?

AlbaniaWeb.net