Nusja e djalit iu shërbeu kafe më pas…dalin detaje të reja nga ngjarja në Fresk
Disa detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se Vehap Cami ka shkuar në mëngjes te banesa e vëllait Lulzimit.
Ai është ulur të pinte kafe me vëllanë në katin e parë të banesës. Kafe kjo e shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit që jetojnë në katin e dytë të banesës private të marrë me qira.
Në momentin kur dy vëllezërit kishin mbetur vetëm mes tyre ka ndodhur një debat nga i cili Vehapi ka qëlluar me armë Lulzimin. Vehapi ishte me banim në Farkë.
Ata kanë pasur mes tyre një konflikt të vazhdueshëm prej vitesh dhe bëhej fjalë për pronësinë e një toke në zonën e Tërbaçit mes Dibrës dhe Bulqizës.
Plumba, britma dhe dy të vdekur që në pikë të mëngjesit në Tiranë