Tue, Nov 26, 2024

Bayern tenton titullarin e Milanit, kuqezinjtë kthejnë përgjigje negative

  • PublishedJanuary 4, 2024

Me probleme të mëdha në mbrojtje, për shkak të dëmtimit të disa lojtarëve, skuadra e Bayern Mynih është hedhur në sulm për të sjellë në Mynih një përforcim të denjë.

Sipas “Corriere Della Sera”, bavarezët kanë kërkuar mbrojtësin anglez të Milan, Fikayo Tomori. 26-vjeçari, aktualisht i dëmtuar, ka një kontratë deri në vitin 2026 me kuqezinjtë. Tomori është në sezonin e tij të katërt me Milan, ku është një titullar i pazëvendësueshëm.

Për këtë arsye, përgjigjja që kuqezinjtë i kanë dhënë Bayern ka qenë negative. Milan nuk dëshiron të heqë dorë nga mbrojtësi anglez, ndaj e konsideron të pashitshëm. Kostoja e kartonit të lojtarit është rreth 40 milionë euro.

()

AlbaniaWeb.net