Fri, Nov 29, 2024

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë me burg për Ramazan Rrajan

  • PublishedJanuary 4, 2024

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi të enjten një kërkesë të Ramazan Rrajës për zbutje të masës së sigurimit dhe la në fuqi arrestin me burg të dhënë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në dhjetor 2023.

Gjyqtarja vlerësoi se vendmi i shkallës së parë duhej të lihej në fuqi. Kjo nuk është hera e parë që , i arrestuar në prill 2023 si pjesëmarrës në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, kërkon zbutje të masës së sigurimit.

SPAK e akuzon Ramazan Rrajën dhe kushëriri i tij e persona të tjerë në qytetin e Durrësit, se kanë bashkëpunuar në atentatin 1 nëntorit 2019 në zonën e Sukthit, në të cilin mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Aleksandër Laho, i njohur gjithashtu edhe si Pëllumb Muharremi apo Rrumi dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Ndoja është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe është në pritje të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ramazan Raja, është nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rrajës, ai është dënuar në Belgjikë.