Apeli rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit dhe lë në fuqi sekuestron mbi telefonin e saj
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të enjten të lërë në fuqi masën e sekuestros ndaj një telefoni në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.
Telefoni i Kryemadhit është vënë në sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të përfshi ish-presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat ndërkohë ka pasur edhe ankimi në Apel, ku gjyqtarja Igerta Hysi, ka gjetur të drejtë sekuestrimin duke lënë në fuqi masën.
Apeli njoftoi se la në fuqi vendimin e “Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”.