Tërmeti në Japoni/ Rritet bilanci i viktimave, raportohen 250 të humbur
Ekipet e shpëtimit në Japoni po nxitojnë për të gjetur 242 persona të zhdukur pas një tërmeti shkatërrues të Vitit të Ri.
Të premten, numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.6 në gadishullin e largët Noto u rrit në 92.
Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura – kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima. Strukturat prej druri nuk u ndërtuan për t’i bërë ballë tërmeteve të fuqishëm që shpesh e pllakosin vendin.
Dhjetëra mijëra banorë janë ende pa energji dhe ujë, ndërsa qindra mbeten të izoluar nga ndihma për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rrugëve të bllokuara.
“Ne nuk do të dorëzohemi,” tha kryeministri japonez Fumio Kishida pas një takimi me zyrtarët e reagimit ndaj fatkeqësive të premten.