Artriti dhe Artralgia – Sëmundjet që Dëmtojnë Kyçet dhe Nyjat
Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm tek pacientët por edhe tek njerëzit e tjerë.
Le të marrim rastin e dhimbjes së kyçeve dhe nyjeve të cilat shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën.
Këto dy sëmundje njihen si artriti dhe artralgia.
Përkufizimi i Saktë i Dy Sëmundjeve
Sipas organizatave të ndryshme shëndetsore, artriti dhe artralgia kanë ngjashmëri por edhe ndryshojnë nga njëra tjetra.
Artralgia përkufizohet si dhimbje e kyçeve dhe nyjeve por pa u shoqëruar me enjtjen e tyre.
Artriti përkufizohet si inflamacion i kyçeve, pra dhimbje dhe enjtje e tyre.
Artralgia prek kyçet dhe nyjat në zona të ndryshme të trupit, përfshirë: duart, gjunjët dhe kyçet.
Artriti nga ana tjetër, shkakton enjtje dhe ngurtësim të kyçeve, ligamenteve, muskujve, tendinave dhe kockave por edhe dhimbje.
Ajo që mjekët shpjegojnë është se njerëzit që vuajnë nga artriti, në të njëjtën kohë mund të diagnostikohen edhe me sëmundjen tjetër.
Simptomat e Dy Sëmundjeve
Simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të mbivendosen, sidomos kur bëhet fjalë për:
- ngurtësimin,
- dhimbjen e kyceve,
- skuqjen,
- vështirësi në lëvizjen e kyçeve.
Pavarësisht mbivendosjes së simptomave, artriti dallon nga sëmundja tjetër sepse ka simptoma shtesë, ku përfshihet:
- deformimi i kyçevem
- humbje e masës kockore
- paaftësi në lëvizshmëri,
- dhimbje shumë të forta nga fërkimi i kyçeve me njëra tjetrën.
Shkaqet Dhe Faktorët e Rrezikut
Dhimbjet e kyçeve si pasojë e artritit mund të jenë rezultat i :
- komplikacioneve të shkaktuar pas një lëndimi fizik,
- mbipeshës dhe obezitetit,
- osteoartriti,
- artritit reumatoid, falë të cilit imuniteti dobëson kyçet dhe vetë-nxit inflamacionin dhe enjtjen.
Faktorët e rrezikut të artralgias përfshijnë:
- ndrydhje të kyçeve,
- zhvendosja e kyçeve,
- hipotiroidizmi
- kancer i kockave.
Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmë Mjekësore?
Ndonëse nuk është e lehtë për dikë që të kuptojë vetë nga cila sëmundje vuan, ekspertët thonë se artralgia mund të ketë lidhje me sëmundje të tjera.
Disa herë mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër.
Nëse dhimbjet e kyçeve janë shumë të forta e pengojnë lëvizjen tuaj, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku./AgroWeb.org