Kalim i parregullt në rrugë, policia gjobit këmbësorët me këtë vlerë
Policia ka nisur vendosjen e gjobave ndaj të gjithë këmbësorëve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë.
Punonjësit e policisë kanë gjobitur qytetarët të cilët nuk kanë kaluar në vijat e bardha por e kanë kaluar rrugën duke kapërcyer bordurat e rrugëve.
Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.