Fri, Nov 29, 2024

FIFA kërcënoi me përjashtim nga Botërori, Gjykata e Lartë në Brazil rikthen në detyrë presidentin e federatës

  • PublishedJanuary 5, 2024

Pas kaosit që përfshiu Brazilin, me kërcënimin e FIFA-s deri në përjashtim nga Botërori i ardhshëm, vjen kthesa e bujshme. Gjykata e Lartë braziliane urdhëroi rikthimin e Ednaldo Rodrigues si president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).

69-vjeçari u pushua nga puna në dhjetor, pas një çështjeje kaotike ligjore. Një veprim befasues i gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili me vendimin e tij pezulloi vendimin e marrë në dhjetor nga një gjykatë më e ulët.

Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e CBF-së është rikthyer kështu në qendër të një vorbulle polemikash për shkak të performancës së dobët të ekipit kombëtar të futbollit. Brazili në fakt është i gjashti në renditjen kualifikuese për Botërorin e ardhshëm.

()

AlbaniaWeb.net