Beqaj del nga SPAK: Të paktën të më japin laptopin! Kurtulajn e njoh prej 15 vjetësh
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u paraqit sot pasdite në SPAK në orën 15:30 duke respektuar masën detyrim paraqitje që është vendosur për hetimet për koncesionin e sterilizimit. Foli shkurt për mediat. Tha se pret që t’i kthejnë laptopin. Por më i rëndësishëm ishte fakti që pranoi njohjen me Ermal Kurtulajn, njeriun që dyshohet se qenë “masha” e tij.
“E kam thënë dhe para një jave, që preh 20 nëntorit, duhet të respektoj një vendim gjykate dhe çdo të premte duhet të paraqiten në një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.
Kam kërkuar që të nesërmen që të paktën laptopin të ma japin sa më shpejt që të vazhdojë komunikimin me SPAK për çështjen e sterilizimit. Siç jam i hapur për të zbatuar gjithçka nga drejtësia , por dhe nga drejtësia kërkojë të jetë korrekte me mua” u shpreh ish-ministri.
Në lidhje me Ermal Kurtulajn, ai tha se e njeh prej 15 vitesh, ndërsa shtoi se bashkëshortja e tij nuk ka asnjë lidhje ekonomike me restorantin Gzona që nga viti 2020.
“Ermal Kurtulajn e njoh për më shumë se 15 vjetësh. Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt të SASPAK. Lokali Gzona është një pyetje e pavend që mund të më bësh. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar dhe ka marrë mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra për punën e bërë”, tha Beqaj.