Sat, Nov 23, 2024

Lufta në Ukrainë hap një perspektivë të re për integrimin e Shqipërisë në BE

  • PublishedMay 4, 2023
Ministrja Çështjeve Evropiane e Suedisë, Jessika Roswall rikonfirmoi të mërkurën në Tiranë perspektivën strategjike për integrimin e Shqipërisë në BE, duke theksuar se situata e re sigurisë kishte sjellë shtysë të re për integrimin e rajonit.

“Siguria dhe situate e re politike me të cilën ne përballemi në Evropë e ka vendosur çështjen e zgjerimit në një persktivë të re dhe një nga mesazhet e mia është se ka një momentum tani për të diskutuar dhe për të arritur progres,” tha Roswall gjatë një konference për shtyp në Tiranë.

Roswall ishte në Tiranë për një vizitë dy ditore nën petkun e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së. Gjatë kësaj vizite ajo mbajti takime me ministren e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, nga mazhoranca dhe opozita.

Ajo gjithashtu u takua gjatë vizitës së saj dhe me kryenegociatoren shqiptare me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.

Roswall i tha BIRN se vendet kandidate duhet ta arrijnë integrimin në BE nëpërmjet një procesi të bazuar në meritë. Ajo theksoi se situata e re gjeopolitike e krijuar në Evropë e ka vendosur çështjen e zgjerimit në një fazë të re.

“Suedia ka qenë një mbështetëse afatgjatë e procesit të integrimit,” tha ajo.

“Në mënyrë të veçantë për sa i përket Ballkanit Perëndimor, kjo konfirmohet nga marrëvdhëniet e mira që ne kemi dhe përpjekjet që ne kemi bërë për integrimin e Shqipërisë,” përfundoi Roswall.