Sat, Nov 23, 2024

Hapen plagët e vjetra në Vlorë? Eksperti: Prapaskenat, si u vra në ballkon djali i shokut të “Gaxhait”

  • PublishedJanuary 8, 2024

Një cigare në ballkon, rezultoi e fundit për 23-vjeçarin Gëzim Sinomati, i cili u vra në një atentat mafioz mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës, teksa u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi babai i viktimës, Sokol Sinomati ishte pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë në vitin 1997 dhe kishte nofkën “Buzëderri”.

Por a mund të hapë kjo vrasje plagët e vjetra në Vlorë? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” dha se fokusi duhet edhe tek aktiviteti jashtë vendit.

E para mund të vijë për shkak të aktivitetit. Edhe i ati është dënuar në Belgjikë. Kur vijnë për festat apo pushimet këto ndodhin, vrasjet. Kur janë kthyer në territor i kanë larë hesapet. Pra në fundvit dhe gjatë festave.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë kriminale e organizuar nga grupe mafioze dhe nga profili i personit dhe atë që përshtjell këtë person me familjarët e tij një pistë e mundshme mund të jetë hakmarrja.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës së Gaxhait që është dënuar për vrasje dhe më pas është liruar nga akuza e vrasjes nga Gjykata e Lartë që nga burgimi i përjetshëm e favorizoi për vjedhje me dhunë duke e dënuar me 16 vite.

Xhaxhai i tij është person me precedent, i ndaluar në Belgjikë dhe një vit më parë iu vendos eksploziv. Këto janë ato pista dhe elementë që krijojnë atë që një nga pistat më të mundshme mund të jetë hakmarrja. Por kjo nuk përjashton përfshirjen, gjobat, pagesat, apo lëndët narkotike” tha ai për “5Pyetjet.al”.

AlbaniaWeb.net