Kur Niveli i Sheqerit në Gjak është i Ulët ose i Lartë – Shenjat si ta Dalloni
Sheqeri është një nga produktet që shkakton më shumë dëm në organizëm.
Njeriu mund të vuajë nga konsumi i tepërt i sheqerit por edhe ai i mangët. Ekspertët i kanë identifikuar të dy ekstremitetet si hiperglicemia dhe hipoglicemia.
Hiperglicemia përshkruhet si sindroma e nivelit të lartë e jo normal të sheqerit në gjak.
Ky problem ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të furnizuar qelizat me glukozë.
Me fjalë të tjera, në organizmin tuaj gjendet aq shumë sheqer sa trupi nuk di ç’të bëjë me të.
Hipoglicemia nga ana tjetër ka të bëjë me nivelet tepër të ulëta të sheqerit në gjak.
Kur këto nivele bien, mëlçia detyrohet të sekretojë glukozën e ruajtur për të rikthyer nivelet e sheqerit në normalitet.
Por nëse mëlçia nuk sekreton glukozë njeriu përjeton hipoglicemi.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat e hipoglicemisë dhe hiperglicemisë.
Shenjat Paralajmëruese të Hiperglicemisë.
Hiperglicemia shfaqet me shenjat e mëposhtme:
- Etje,
- Urinim i shpeshtë,
- Mjegullim të shikimit
- Marramendje,
- Të vjella,
- Mungesë përqendrimi.
Simptomat e Hipoglicemisë
Hipoglicemia ka të bëjë me rastet kur niveli i sheqerit në gjak ështue i ulët.
Ekspertët thonë se një nga arsyet përse njeriu mund të ndihet gjithë kohën i uritur ka të bëjë me hipogliceminë.
Simptomat e këtij problemi janë:
- Ethet,
- Nervozizmi
- Djersitja
- Uria e pashuar.
Në shumë raste, njerëzit e kuptojnë që nivelet e sheqerit janë tepër të ulëta kur truri has vështirësi në të menduar, njeriu përballet me marramendje dhe vështirësi në shikim.
Një gjë e tillë prek edhe diabetikët që kanë marrë shumë insulinë pa konsumuar ushqim të mjaftueshëm.
Ekspertët shpjegojnë se heqja dorë nga vaktet apo aktiviteti i tepruar fizik pa rritur sasinë e karbohidrateve rrit rrezikun e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.
Nga ana tjetër, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak dhe të shkaktojë hiperglicemi./AgroWeb.org