Bardhi i dërgon letër Presidentit për komisionet hetimore
Deputeti opozitar Gazment Bardhi i ka dërguar një letër presidentit të Republikës ku i kërkon të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore.
Bardhi ka renditur në letrën e tij prej 7 faqesh arsyet pse e konsideron anti-kushtetues këtë vendim.
Ai thekson se thekson se “hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar. Në këtë kuptim, Presidenti i Republikës, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, duhet të luaj rolin e tij kushtetuese për të nxitur dhe mundësuar dialogun politik mes palëve, ku përfshihet edhe diskutimi dhe miratimi konsensual i ndryshimeve në ligjin për Komisionet Hetimore”.