Thu, Nov 28, 2024

Efektet e Diabetit në Trup Përgjatë Viteve, Këshillat që ju Duhen

  • PublishedJanuary 8, 2024

Konsideruar si një nga sëmundjet më të përhapura në botë dhe si një nga shkqet kryesorë të vdekjeve të parakohshme disa vite më parë.

Po flasim për diabetin e sidomos atë të Tipit 2 që është përhapur me shpejtësi te një numër i madh personash.

Nëse vuani nga ky lloj diabeti trupi juaj nuk arrin ta tresë përpunojë glukozën në sasitë e dëshiruara.

E nëse vuani nga diabeti i Tipit 1, trupi juaj nuk ka asnjë tolerancë ndaj glukozën dhe kjo mund të jetë fatale.

Gjithësesi të dyja sëmundjet kanë pa dyshim një ndikim në organizëm si afatshkurtër duke ju ndikuar në përditshmëri, ashtu edhe afatgjatë.

Këto efekte anësore mund të përfshijnë shfaqjen e një sërë sëmundjesh të tjera, të cilat AgroWeb.org i liston mëposhtë.

Rritet rreziku për zemrën

Diabeti dëmton zemrën dhe shëndetin e saj.

Sipas ekspertëve rreth 70% e personave që vuajnë nga diabeti zhvillojnë sëmundje serioze të zemrës para moshës 65 vjeç ose humbasin jetën nga këto shkaqe.

Disa mënyra si mund të mbroni zemrën janë aktiviteti i vazhdueshëm fizik, lënia e duhanit dhe kontrolli i vazhdueshëm çdo 6 muaj për personat e moshuar.

Mbani presionin e gjakut nën kontroll.

Nëse vuani nga diabeti i Tipit 2 me shumë mundësi keni edhe presion të lartë gjaku.

Ndaj për të mos vuajtur nga të dy sëmundjet njëkohësisht, mundohuni të mbani presionin e lartë të gjakut nën kontroll.

Ulni sasinë e konsumimit të kriprave, merrni më shumë magnez dhe qëndroni aktivë.

Rreziku nga ishemia

Kush vuan nga diabeti është 1.5 herë më shumë i rrezikuar nga ishemia apo goditja në tru.

Disa shenja paralajmëruese të ishemisë janë mpirja në disa zona të trupit.

Problemet me të folurin, humbja e përqendrimit, problemet me shikimin dhe dhimbjet e kokës.

Një nga mënyrat për ta parandaluar isheminë është që të keni një jetesë sa më të shëndetshme.

Mund të prekeni nga Alzhaimer

Diabeti prek dhe trurin, këtë e thonë disa studime të cilat e lidhin diabetin me zhvillimin e dementias.

Nëse vuani nga diabeti dhe shikoni shenjat e para të konfuzionit dhe humbjes së kujtesës është mirë që të këshilloheni me një mjek.

Probleme me mishrat e dhëmbëve

Sasia e lartë  sheqerit në trup mund t’ju shkaktojë probleme me dhëmbët e sidomos me mishrat e tyre.

Kjo pasi sheqeri i lartë dëmton arteriet dhe venat të cilat çojnë më pas në mishra dhëmbësh të gjakosur e të dhimbshëm.

Ndaj është e rëndësishme të konsultoheni me një dentist të paktën dy herë në vit dhe t’i lani dhëmbët me kujdes 2 herë në ditë.

Humbje e shikimit

Sërish tek shëndeti i venave, një nga komplikacionet më të përhapura të diabetit është dëmtimi i venave të syrit dhe shikimit.

Nëse ndjeni se po ju mjegullohet shikimi, nuk dalloni më me lehtësi ngjyrat apo nuk shikoni dot afër dhe larg shkak mund të jetë diabeti.

Të tjera efekte negative që sëmundja e diabetit lë në trupin tuaj mund të jenë dëmtimi i nervave dhe për pasojë dhimbja e muskujve do të jetë e vazhdueshme.

Të tjera si dëmtime të kockave, fraktura më të shpeshta apo fryrje të barkut./AgroWeb.org