Sulmi i shqiptarëve, reagon ashpër Prokuroria në Malin e Zi
Prokuroria Themelore e Shtetit në Herceg Novi e cilësoi sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë dy ditë më parë si vepër penale të sjelljes së dhunshme, thanë nga prokuroria për Televizionin Vijesti.
Nga prokuroria për TV Vijesti thanë se të sulmuarit janë marrë në pyetje të njëjtën mbrëmje dhe se për momentin nuk është privuar liria, por policia po ndërmerr masa për identifikimin e të dyshuarve.
Policia dyshon tre persona nga Herceg Novi për sulmin e ndodhur në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës. Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk kanë qenë në një automjet me targa shqiptare, por se shkak i ngjarjes ka qenë një incident trafiku.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje, dhe siç është thënë për TV Vijesti, janë duke mbledhur informacione, ndaj presin që nesër të mund ta bëjnë të ditur.