Zbardhet dëshmia e djalit të 41-vjeçares: Gjithmonë ziheshin bashkë
Vetëvrasje e 41-vjeçares, Bedrije Loka që i dha fund jetës më 2 janar ka nxjerrë disa detaje të reja.
Djali i vogël i çiftit ka filmuar edhe disa momente të cilat ja ka treguar prokurorisë dhe më pas motrës së tij. Në dëshminë e tij ai ka folur për situatën në familje ku ka deklaruar se prindërit e tij ziheshin vazhdimisht.
“Ato gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ Djali i vogël nxjerr videon ku burri dhunonte Bedrijen