E rëndë! Bashkëshorti grek vrau gruan shqiptare natën e Vitit të Ri, viktima ishte shtatzënë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptare u zhduk që nga dhjetori i vitit të shkuar. 41-vjeçarja Gjerogjia Murajaj u vra nga bashkëshorti i saj bëjnë me dije mediat greke.
Sipas burimeve, gjurmët e gishtave të burrit u gjetën brenda shtëpisë, autoritetet e thirrën për një deklaratë dhe ai u shpërtheu i revoltuar duke thënë se e vranë dhe më pas e çuan në një zonë të izoluar në Halkidiki.
Informacionet tregojnë setreupi i viktimës u gjet në një bagazh në një pjesë të thellë të Nea Triglia, Halkidiki.
41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
Që në momentin e parë partneri i saj u përpoq të largonte çdo dyshim duke pretenduar se 41-vjeçarja i kishte lënë një mesazh para se ajo të zhdukej. Madje, ai vetë ka pohuar se ka bashkëpunuar me hetimet e autoriteteve dhe në çdo rast ka theksuar se nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë rast.
Ngjarja nisi të zbërthehej kur policia vendosi një përgjues në mesazhet që 41-vjeçarja dyshohet se i dërgonte partnerit dhe nënës së saj pak para se ajo të zhdukej. Kjo do të thotë, nëse mesazhet janë dërguar me të vërtetë, ato janë dërguar nga ajo ose personi i përfshirë në zhdukjen e saj.