Shokuese! Gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës në Elbasan
Një nxënëse e klasës së 10-të është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit “Vasil Karamani” në Elbasan.
Fatmirësisht e mitura, identiteti i së cilës është ende i paditur, është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se vajza dhunohej nga prindërit e saj, të cilët vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan.
Pas pyetjes së personave që e njihnin vajzën, mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.