Wed, Nov 20, 2024

EMRI/ U plagos punëtori në minierë, po hetohet brigadieri

  • PublishedJanuary 9, 2024

Policia e Bulqizës ka nisur procedimin penal për 42-vjeçarin, Gentjan Fishta i cili është brigadieri i një miniere ku u plagos një minator në Bulqizë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë ku gjatë procesit të punës, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri ka mbetur brenda 50-vjeçari me iniciale L.D,. Ai punonte si vagonist në biznes por fatmirësisht ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për procedim penal për 42-vjeçarin pasi dyshohet se nuk ka respektuar rregullat dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

AlbaniaWeb.net