Sun, Nov 17, 2024

“Beckenbauer ishte unik”, Agim Canaj: Ju tregoj dhomën e tij luksoze në jaht (VIDEO)

  • PublishedJanuary 9, 2024

Futbolli botëror humbi një nga yjet. Franz Beckenbauer nuk jeton më, teksa ndërroi jetë pas një sëmundje të pashërueshme. Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, legjenda kishte kujtimet e tij me shqiptarët. Trajneri i njohur, Agim Canaj, në një rrëfim në Neës 24 në Sport Neës, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, hap sirtarin dhe tregon për kohën kur Dinamo e tij përballej me Marseille, ndërsa Beckenbauer mbante rolin e drejtorit sportiv të ekipit francez.


Si e kujtoni këtë figurë?

Jemi rritur më të. Një figurë shumë komplekse, në anën pozitive. Ai ishte unik në stilin e tij. Ai ishte një njeri me personalitet të madh si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Në vitin 91’, na ra ndaj Marseille për Champions që quhet sot. Ishte turi i parë dhe shkuam në Marseille, ku takuam shumë shqiptarë. Beckenbauer vinte pas fitores së Kupës së Botës si trajner. Në 91’ ishte emëruar si shef i grupeve të trajnerëve. Aty e patëm fatin të njiheshim personalisht. Në distancë ishim aty, pasi në sallë mbahej një takim. Më ka mbetur në mendje një koiçidencë shumë e bukur, pasi Presidenti i Marseille, Bernard Tapie, me një emër të madh na dërgoi në jahtin e tij që vizitohej nga shumë francez. Kur hymë si staf te jahti i tyre, rojet na thanë të hiqnin gjitçka çka kishim. Ne ishim me tuta, kishim edhe atlete. Nuk lejohej ndryshe të futeshe në jaht. Ne u impresionuam. Tapie ishte i qeshur dhe tha që kjo është e Kaizerit.

Përse e donin shqiptarët?

Beckenbauer ishte një futbollist unikal, pasi e donin të gjithë. Ishte një njeri me personalitet në fushë, që pak lojtarë të atij niveli, e kishin. Ky personalitet nuk shfaqej vetëm në fushë, por edhe në fytyrë.

AlbaniaWeb.net