Maignan i emocionuar: Kam punuar shumë për të arritur deri këtu, te Milani duhet…mentalitet
Mike Maignan, portieri i Milanit, ka dhënë një intervistë për GQ Italia, ku foli për karrierën e tij dhe perspektivat për të ardhmen.
“Nuk ndihem si një portier që dhuron spektakël. Unë përpiqem t’i bëj gjërat në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Cila është cilësia më e rëndësishme që duhet të ketë një lojtar në rolin tim? Mentaliteti”.
Cila është motoja e tij? “Filozofia ime është e thjeshtë, ‘foi discipline travail patite et humilité’. Do të thotë ‘besim, disiplinë, punë, durim dhe përulësi’. Ky është mentaliteti im i përditshëm”.
A prisnit të arrinit këtë nivel? “Kam punuar shumë për të qenë këtu ku jam sot. Pra, po, në një farë mënyre prisja të arrija këto nivele. Besoj shumë në angazhimin e përditshëm, kam besim në punën time” – tha ai.
(J.S/)