Jashtë fushe prej kohësh, Kumbulla lajmëron rikthimin: Po pres me padurim
Marash Kumbulla po kalon një periudhë të vështirë, teksa për shkak të një dëmtimi, nuk ka luajtur me Romën prej kohësh. Mbrojtësi i Shqipërisë duket se është gati për rikthimin në fushë, teksa së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Po pres me padurim” – Shkruan ai në Instagram. Nuk përjashtohet mundësia që Kumbulla të aktivizohet në derbin e kryeqytetit, takimi Lazio-Roma për Kupën e Italisë është i planifikuar të luhet me 10 janar.
(J.S/)