Mon, Nov 18, 2024

A po përfiton Kina nga paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme?

  • PublishedJanuary 10, 2024

Një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollahu në Liban ndaj një baze ajrore strategjike në veri të Izraelit, ishte ngjarja e fundit në një seri ndodhish në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas analistëve, mund të forcojnë pozicionin e Kinës në rajon dhe krijojnë mundësi të reja që Pekini të zgjerojë ndikimin e tij.

Ky sulm i 6 janarit i shtohet dhunës së intensifikuar – nga sulmet e rebelëve Huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq, sulmeve ajrore nga grupet e lidhura me Teheranin ndaj bazave amerikane në Irak, një bombardim vdekjeprurës në Iran përgjegjësinë për të cilin e mori grupi militant, Shteti Islamik, dhe lufta në Gazë – që vë në hap paqëndrueshmërinë në rritje e cila mund të minojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për shmangien e një përshkallëzimi rajonal në Lindjen e Mesme.

Në dritë të këtij mjedisi fluid, vëzhguesit kanë vënë në dukje mundësitë diplomatike dhe politike për Kinën – nga largimi i vëmendjes së SHBA-së nga Indo-Paqësori deri tek aftësia për të shfaqur udhëheqjen e saj diplomatike – ndikimi i së cilës në Lindjen e Mesme është rritur shumë në dekadën e fundit.

Kriza e madhe humanitare dhe numri i lartë i viktimave civile në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite në kundërpërgjigje të sulmit të 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që la të vrarë 1.200 persona, kanë qenë mundësi për Kinën që t’ia lë fajin politikave të SHBA-së në Lindjen e Mesme për armiqësitë.

Në trupat ndërkombëtarë, sikurse Kombet e Bashkuara, Pekini ka shënjestruar Uashingtonin dhe e ka akuzuar për standarde të dyfishta, si pjesë e asaj që ekspertët besojnë se është fushatë e dizajnuar jo vetëm për të rritur ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, por edhe në mbarë Jugun Global.

Por, sa ndikim ka realisht Pekini në Lindjen e Mesme dhe sa mirë është e pozicionuar Kina për ta përdorur atë që të shtyjë përpara qëllimet e saj në rajon dhe më gjerë?

Kliko KËTU për artikullin e plotë:

/REL

AlbaniaWeb.net