Mon, Nov 18, 2024

“Kemi një akord”, Al Khelaifi “përkëdhel” Mbappe-n, por sulmon Messi-n

  • PublishedJanuary 10, 2024

Në Paris mbetet e nxehtë e çështja “Mbappe”, në fakt e tillë ka qenë prej kohësh, aq sa ka përçarë shpesh edhe ambientin. Presidenti i klubit, sheiku Al-Khelaifi, është detyruar edhe një herë të flas në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez: “Natyrisht, ne dëshirojmë që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Është lojtari më i mirë në botë dhe PSG është klubi më i mirë për të. Ai është në qendër të çdo projekti.

Aa
Aa

Kylian është një njeri i madh, një lojtar i madh dhe një njeri i fjalës. Siç e tha edhe vetë ai, ne kemi një akord, nuk dua të flas për para, sa vlen ky akord, por kemi një marrëveshje xhentëlmenësh”, u shpreh Al-Khelaifi i cili më pas u ndal duke komentuar edhe deklaratat e Leo Messi-t, i cili është ankuar shpesh këtë periudhë:

Messi
Messi

“Kam shumë respekt për të, por kur dikush flet keq për PSG pasi largohet, kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk është një djalë i keq, por këto deklarata nuk më pëlqejnë”, theksoi Al-Khelaifi i cili ndër të tjera shtoi se klubi ka ndryshuar strategji, nuk ka më yje si Ibrahimovic, Neymar, Mbappe apo Messi, ylli për të është vetë klubi.

()

AlbaniaWeb.net